Mbrëmjen e ftohtë të 20 Dhjetorit 2017 në Elbasan, e ngrohu aktiviteti kulturor i të rinjve, për ti dhënë një mbyllje të merituar Ciklit të Këshillimit nga Projekti Këshillim drejt Punësimit dhe Sipërmarrjes – C4EE, Swisscontact. Protagonistët e skenës ishin vetë të rinjtë e organizatës Tjetër Vizion, të cilët perfunduan me sukses ciklin 1 vjecar të këshillimit për punësim. Ata improvizuan përditshmërinë në profesionet e tyre të cilat arritën ti sigurojnë pasi u aftësuan nëpërmjet këtij procesi. Ata percollën shpirtin e grupit, pozitivitet e dinamizëm tek të gjithë të rinjtë e tjerë të qytetit nëpërmjet muzikës, aktrimit, poezisë dhe humorit.