Valbona Nelaj (38 vjeç ) dhe Suela Hasanaj (29 vjeç ) janë dy të reja nga Gjirokastra të cilat ishin në kërkim të punës prej një kohë të gjatë. Pas trajnimit të ofruar nga Drejtoria e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Gjirokastër në bashkpunim me Projektin C4EE/Swisscontact për të rinj nga kategoritë në nevojë, u mundësua përfshirja e tyre në modelin e ri të krijuar me kompaninë “Diamant Bags” në Gjirokastër. ”Gjithmonë kam pasur deshirë që tju shërbej njerëzve dhe ti ndihmoj ata, e sidomos në këtë ambient ku shumica e punonjësve janë femra. Me të gjitha zonjat që janë të punësuara këtu kemi një marrëdhënie fantastike, ndërkohë që Projekti C4EE i Swisscontact na e bëri të mundur të jemi pjesë e një familje të madhe pune” – thotë Suela.

Dy pjesëmarrëset e ciklit të këshillimit kanë disa muaj qe kanë filluar punë në menzën e krijuar nga kompania dhe mbështetur nga Swisscontact. Detyra e tyre është kujdesi për menzën, shërbimi i ushqimit, pastrimi, dhe shërbimi i kafes.
Atmosfera që mbizotëronte në kompani tani ka një shije tjetër. Ambienti është më i pastër dhe kujdesi më i madh sepse në fund të fundit koha e drekës duhet të shijohet në mënyrë që punonjësit të jenë sa më produktiv. Sipërmarrësja është shumë e kënaqur me punën e vajzave. Sipas saj ato sollën frymë të re, që nga mënyra e komunikimit deri tek shkathtësia që ato kanë për punën”.
Me përparëset ngjyrë rozë të errët ato shkëlqejnë edhe më shumë, dhe në këtë mënyrë edhe menza bëhet më trendi.

” Kur punon shumë, mund të arrish cdo gjë”.