Ne hap me punen dhe shkollen

Nëpërmjet përvojës time në Ciklin e Këshillimit drejt Punësimit dhe Sipërmarrjes do të doja të jem një frymëzim për të gjithë të rinjtë e tjerë, të cilët mendojnë se nuk ka një rrugëzgjidhje për ta se si të bëhen punonjës ose sipërmarrës të suksesshëm, që mendojnë se janë të penalizuar nga shumë faktorë socialë për të arritur pregatitjen e duhur profesionale që secilit I duhet të ketë për një kalim më të lehtë drejt punësimit. Dua të frymëzoj të rinjtë që të besojnë se edhe ata nëpërmjet qasjes së Ciklit te Këshillimit mund të bëhen profesionistë të aftë.

Isha pjesë aktive e njërit prej grupeve të pjesëmarrësëve të Ciklit te Këshillimit I cili u zhvillua ne ambjentet e një shoqerie civile në Durrës. I gjithë ky proces I pasur me elementë konkretë profesional me siguroi aftesitë e duhura të cilat më lejuan ta coj shkollimin dhe karrierën time si teknik IT drejt një rruge të sigurtë. Resort Prestige në Durrës duket një rrugë e sigurtë për mua sot, ku unë jam punësuar si teknik i mirëmbajtjes për internetin, serverat, programimin dhe gjithë sistemin dhe rrjetet kompjuterike të rezortit.

Cikli i Këshillimit për Punësim dhe Sipërmarrje më ndihmoi të përqendrohem, të mendoj dhe të zgjedh drejtimin e duhur për të ardhmen time, duke u bërë I vetëdijshëm që profesioni që zotëroj është një ndër profesionet që kërkohet shumë në tregun vendas të punës, dhe që vazhdon të rritet çdo ditë.