Kurre mos u dorezo

Papunësia në Durrës ishte bërë e pakapërcyeshme, dhe akoma edhe më I vështirë integrimi në tregun e punës nëse je një rom sic jam unë. Jam përpjekur shumë por asnjëherë me rezultat dhe për këtë arsye vendosa të provoj emigracionin. Jetova në Itali për disa muaj pa sukses, dhe rikthimi u bë edhe më I vështirë. Vendosa të regjistrohem në zyrat e shërbimit kombëtar të punës, Durrës, dhe isha një ndër punëkërkuesit më të rregullt. Nënpunëset e zyrës, të cilat punojnë ngushtë me Projektin Këshillim për Punësim e Sipermarrje, si këshilluese të metodologjisë, më ofruan ti bashkangjitem grupit të pjesëmarrësëve dhe ti jap vetes mundësine të pajisem me elementet bazë profesionale të domosdoshme për të krijuar një integrim më të lehtë në tregun e punës. Ciklin e këshillimit vazhdoj ta ndjek rregullisht 2 herë në javë ndërkohë që përvoja duke u trajnuar me punën direkt në biznes më ndihmon të rritem profesionalisht ditë pas dite. Me ne fund ndjehem I sigurtë në vendin tim pas kthimit nga emigracioni, dhe kam një punë që më pëlqen. Këshillimi për punësim dhe Sipërmarrje I projektit C4EE Swisscontact është një urë e sigurtë për emigrantët e kthyer, për ti mundësuar një integrim më të lehtë në tregun e punës.