Duke luftuar per të mbajtur familjen

Varfëria nuk të le të ngresh kokë, për këtë arsye jam detyruar të lë shkollën për të mbajtur familjen. Jetojmë me pensionin e babait I cili prej shumë vitesh është invalid sikurse edhe motra ime. Kam bërë punë të rëndomta, dhe asnjëherë të qendrueshme. Jetoja mes pasigurish, sot me punë e nesër I papunë. Asnjëherë I qetë dhe I lumtur me jetën time deri sa nisa të jem pjesë e Ciklit të këshillimit për punësim. U prezantova me ciklin nga punonjësit e Shërbimit kombëtar të punës, në Durrës, dhe menjëherë ndjeva mbështetje  dhe gatishmëri prej tyre për të më ndihmuar të formohesha profesionalisht me qëllim për të patur një integrim të sigurtë në tregun e punës. Cikli më ofroi jo vetëm pregatitje profesionale, por më bëri të besoj përsëri, dhe të ndjehem më I sigurte për të nesërmen e familjes time. Une sot punoj në një fabrikë përpunimi të plastikës, dhe jam cilësuar si një ndër punëtorët më të zotë të oficinës. Për këtë falenderoj ciklin e Këshillimit  për Punësim dhe Sipermarrje, I projektit C4EE Swisscontact I cili për një vit formoi tek unë një person terësisht të zotë profesionalisht, dhe me një etikë të lartë pune.