Një dhunti e kthyer në profesion

Pasioni dhe dëshira e madhe për të qënë një ditë një fizioterapist më ka shoqëruar prej disa vitesh tashmë. Pamundësia për ti dhënë mundësi shkollimi vetes më ka penalizuar gjithmonë për të përmbushur pasionin tim më të madh. Jetoj në Elbasan dhe mundësite më janë dukur sikur zvogëloheshin cdo vit që kalonte . Nuk do ta kisha menduar kurrë që do të më jepej një ditë mundeëia që ëndërrën time ta bëja realitet duke marrë trajnim mbi profesionin e masazhatorit direkt në ambjentet e spitalit shtetëror nga doktorë të specializuar. Këtë realitet mes bluzave të bardha, ma mundësoi Cikli I Këshillimit për Punësim dhë Biznes, I Projektit C4EE Swisscontact, I cili nëpërmjet këshilluesëve të kualifikuar spikat talente që jo domosdoshmërisht kanë mbaruar një shkollim përkatës duke më dhënë mundësine e praktikës në punë në ambjentet e spitalit publik, dhe të zhvilloj dhuntinë time duke e kthyer në profesion. Une sot mësoj direkt nga përvoja e punës shumë vjecare e mjekëve, dhe tanimë më është ofruar të punësohem si masazhator në një qendër për fëmijët me probleme.