Të jetosh mes fshatit dhe qytetit

Pas përfundimit të gjimnazit, nuk arrita të ndjek shkollën e lartë. Jetoj në një fshat të qytetit të Elbasanit në një familje të madhe me mundësi të pakta ekonomike. Pamundësia për të ndjekur shkollën e lartë më bëri të mendoj për një zgjidhje të shpejtë punësimi. Jetesa në qytet për një të ri si unë është shumë e vështirë nëse nuk ke një punë të qëndrueshme. Gjithashtu mungesa e shoqërise dhe rrjetit social e bënte akoma edhe më të vështirë përshtatjen time nga jeta e fshatit në qytet. Integrimi në tregun e punës më dukej deri diku I pamundur. U njoha me Ciklin e Këshillimit për Punësim dhe Biznes krejt rastësisht, dhe mësova per rastet e shumta konkrete që kishin dalë me sukses nga cikli. Ato më bindën që menjëherë të vendos të jem pjesë e tij. Aty pata mundësine jo vetëm të pajisëm më elementet bazë për të qënë profesionalisht I aftë, por gjithashtu krijova një rreth shoqëror shumë të rëndësishëm që më ndihmon për një jetë më të mirë në Elbasan. Cikli Këshillim per Punësim dhe Sipërmarrje I Projektit C4EE Swisscontact më pregatiti mua dhe pjesëmarrësit e tjerë me të gjitha kapacitetet e duhura etike në punë dhe unë sot jam I aftë të punojë si një kamarier/banakier në një bar në qendër të qytetit. Tashmë ndjehem I plotësuar dhe më konfident në përditshmërine time.