Beso ne aftesite e tua

Kam kaluar shumë vështirësi, dhe pasi mbusha 18vjec doja të bëja një ndryshim thelbësor në jetën time. Kam humbur nënën kur isha shumë I vogël dhe prezenca e babait më ka munguar gjithmonë. Gjyshërit më rritën në varfëri dhe për këtë arsye u detyrova të braktis shkollën pasi përfundova 9vjecaren. Kam bërë punë të rastit… po, kam mbledhur edhe kanoce,qelq për ti shitur. Ndjehesha I paplotësuar, kisha humbur besimin se një ditë do të gjeja një punë të rregullt. Mendoja, kush do të donte të punësonte një rom të pashkolluar si unë? Dëgjova per ciklin e Këshillimit për Punësim dhe Biznes prej këshillueses e cila më pas u bë mentorja ime. U prezantova me programin dhe metodologjinë dhe menjëherë u bëra pjesë e tij. Cikli I këshillimit më ofroi mbështetje dhe më pranoi kështu sic jam, mua dhe shumë pjesëmarrës të tjerë si unë, duke besuar tek potencialet e secilit prej nesh Ndjehesha konfident që nëpërmjet ketij cikli do të bëja realitet pasionin tim për të qenë një marangoz/mobilier. Përkushtimi dhe vëmendja e këshillueseve të cilet na udhezuan pergjate gjithe ciklit, më ndihmuan për ta ndjekur dhe përfunduar ma për Punësim dhe Sipërmarrje I Projektit C4EE Swisscontact më ofroi një qasje direkt me biznesin duke mësuar keshtu profesionin në ambjentet e punës në një mobileri në periferi të Tiranes. Sot ndjej që ky profesion më përket, falë praktikës dhe eksperiencës që marr cdo ditë në punë.