Si vajzë e re në një qytet normal në Shqipëri kam provuar e tentuar shumë mundësi për të pasur një të ardhme. Shpesh kam dështuar me zgjedhjet e mia por së fundmi zgjodha të isha pjesë e Ciklit të Këshillimit për Punësim të Projektit C4EE Swisscontact, dhe falë pregatitjes profesionale dhe qasjes direkte në tregun e punës që cikli mundëson, arrita të realizoj qëllimin tim. Përmes bashkëpunimit të ngushtë me Drejtorinë Rajonale të Punësimit Fier, mora pregatitjen e duhur për të qenë e aftë profesionalisht. Ndjehem e realizuar sepse arrita qëllimin tim. Gjithmonë kam dashur të kem një punë në marrëdhënie të ngushtë me klientin. Etika e punës dhe komunikimi me njerëzit ishte një ndër elementët e rendësishëm të ciklit, dhe sot unë ndjehem konfidente ti shërbej me profesionalizëm klientëve të Sport Vision, ku jam punësuar.

Elsa, Pjesëmarrëse nga cikli i këshillimit për punësim Fier.