Projekti C4EE është prezent kudo në Shqipëri. Ju prezantojmë rastin më të ri të bashkëpunimit me biznesin për punësimin e një pjesëmarrëseje të Projektit në qytetin e Peshkopisë:

Çdo lloj pune mund të jetë kuptimplotë. Sfida ime ishte të zbuloja se cili ishte ai profesion që do të më bënte të ndjehesha e gjallë dhe do të isha e sigurtë financiarisht. Kjo sfidë m`u bë më e lehtë permes hapava të ciklit të këshillimit të organizuar nga Zyra e Punës Peshkopi, ku zbulova talentin tim të fshehur dhe sigurova aftësitë e duhura profesionale. Pjesëmarrja në ciklin e këshillimit ndryshoi stilin e jetës time dhe përmes mbështetjes së C4EE Project Swisscontact Albania / Kosovo u punësova pranë sallonit të bukurisë “Nifja dhe Bleona” në qendër të Peshkopisë. Sot drejtoj 2 shërbime të reja të cilat Projekti C4EE i zhvilloi dhe mbështeti brenda biznesit ku unë jam punësuar.
Shyrete, Peshkopi, Shqipëri