Endrra e fëmijërise sot një realitet!

Padyshim mund të them me bindje të plotë që eksperienca ime një vjecare në Ciklin e Këshillimit formoi tek unë një individ absolutisht të zotë profesionalisht dhe të sigurtë në vendimmarrje. E vogël kur me pyesnin “cfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh?” përgjigja ime ka qenë gjithmonë Floktore, dhe kjo më ndoqi deri ne fazën e Ciklit të eksplorimit të mundësive profesionale ku duhej të vendosja për një profesion. Jam 21 vjece dhe fakti që nuk ndoqa shkollën bëri të mendoj seriozisht për të gjetur një zgjidhje të zgjuar dhe të sigurt të për ta realizuar qëllimin tim. Këshilluesi I ciklit të Këshillimit për Punësim dhe Sipërmarrje na prezantoi metodologjinë e cila mu duk e duhura për të përvetësuar cdo kriter që më duhej për të zotëruar profesionin qe doja, drejt një vetpunësimi të mundshëm. Vullnetarisht zgjodha të jem pjesë e grupit të pjesëmarrësve të ciklit dhe ofrova 100% gatishmërinë time, e bindur që po kontribuoja aktivisht mbi ndryshimin e perspektivës time. Motivimi nisi të rritej cdo séance që grupi mblidhej dhe kalova me sukses cdo elementë të rendësishëm të ciklit duke marr pregatitjen e duhur prej secilit prej tyre. Arrita të përfundoj me sukses formimin dhe praktikën profesionale, ku u certifikova nga nje studio estetike në TIranë. Falë pregatitjes profesionale që Cikli për Këshillim drejt Punësimit më ofroi, unë realizova studion time te bukurisë dhe ndjehem e lumtur.