“Pjesëmarrja ime në Ciklin e Këshillimit të Projektit Këshillim për Punësim dhe Sipërmarrje, C4EE Swisscontact ,përgjatë një viti përpjekjesh e zhvillinesh rezultoi të ishte tepër I suksesshëm dhe me rezultate të dukshme. Unë sot jam e aftë të drejtoj biznesin tim te vogël parukeri-estetike në periferi të Tiranës dhe jeta ime ka marrë më në fund një kuptim të vërtetë. Jam mirënjohëse këshilluesit tonë I cili na mbështeti për të krijuar një vizion të qartë të objektivave tona reale duke iu përshtatur pasioneve e dëshirave të gjithsecilit në Cikël. Në fund të këtij procesi ne arritëm ti kthejmë dëshirat ne profesione te cilat ne sot ushtrojmë duke i shërbyer komunitetit tonë të vogël ku jetojmë. Realizimi I Ciklit për Këshillim drejt Punësimit është një mundësi e vërtetë që të pregatit për tu integruar më lehtë në tregun e punës”