Lira Hilaj (30 vjece) është një sipërmarrëse e cila ka një ndjesi të vecantë për qytetin e saj, Gjirokastrën. Që prej vitit 2016 kur hapi kompaninë e saj “Diamant Bags” ajo ka punësuar 40 punonjës nga të cilat 98 përqind janë femra. Përgjatë ushtrimit të aktivitetit të kompanisë së saj, Lira i kushton një rëndesi të vecantë përsonelit të saj, duke u siguruar atyre disa lehtësira shtesë gjatë orarit të punës me qëllim rritjen e kënaqësisë në punë, efektivitetit dhe krijimin e një ambienti promovues.

Duke qenë gjithmonë e hapur për risi, Lira mori një hap të mëtejshëm për kompaninë e saj, një ide inovative që ndihmon në inspirimin e punonjësve. Në qershor të vitit 2017, kompania mbështetur nga Projekti C4EE/Swisscontact erdhi me idenë e krijimit të një menze, ku pervec konsumimit të ushqimit, punonjësit do të socializohen edhe më shumë me njëri-tjetrin. Menza e ngrënies u krijua në ambientet e kompanisë me një hapësirë, mobilim, kushte higjenike dhe pajisje të përshtatëshme dhe sipas standarteve të duhura për një proces të tillë.
Për realizimin e këtij projekti Swisscontact dhe Kompania “Diamant Bags” ranë dakort për të krijuar dy vende pune për pjesemarres të projektiti C4EE të cilët vijnë nga kategori në nevojë dhe të trajnuar nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Gjirokastër. Kjo marrëveshje u bë në kuadër të përgjegjësise sociale të biznesit dhe për përmirësimin e cilësisë së ambjenteve të menzës.

Projekti C4EE promovon modele të ngjashme interaktive në sektore të ndryshëm të biznesit për krijimin e vendeve të reja të punës.