Mos ëndërro, thjesht bëje të mundur!

Unë jam Aleksander Ceriku, 22 vjeç, dhe tani punoj si shef kuzhine. Megjithatë, le ta nisim nga fillimi. Isha vetëm 14 vjeç kur fillova të punoja për herë të parë. Kam kaluar mes shumë vështirësive, mes të cilave ishte edhe distanca e madhe që duhej të përshkoja në këmbë për të arritur në punë, në mënyrë që të mbështesja ekonomikisht familjen time. Gjithsesi ëndërra ime jetonte aty, por unë nuk mundesha ta arrija.Cdo ditë ndërsa bëja ecjen kilometrike për të shkuar në punë mendoja se si mund të arrija ta bëja ëndrrën time realitet dhe të bëhesha shef kuzhine.

Por ky ishte viti im me fat. Dëgjova për programin C4EE të mbështetur nga Swisscontact në Elbasan. BOOM!! Këtu ishte arsimi dhe trajnimi që unë ëndërrova që kur isha fëmijë. Përsëri, nuk ishte e lehtë për mua të merrja autobusin çdo pasdite nga fshati im deri në Elbasan për të ndjekur mësimet. Ishin ditë vërtetë të gjata me shumë përvojë profesionale. Por ia vlejti që më në fund mësova se si të jem një kuzhinier i mirë.

Pas disa muajsh në punë, një ditë pronari më tha: Sandri vish përparësen dhe futu në kuzhinë, sepse kemi nevoj për ty aty! – U ndjeva si njeriu më me fat në atë moment