Me punën dhe pasionin e saj ajo na ka treguar se progresi dhe integrimi i grave ne shoqëri është gjithmonë i mundur përmes ideve të reja dhe qendrueshmërisë për t’i zbatuar ato. Këto ide dhe zbatimi i tyre vijnë nga lidere të zonja si Bajana, dhe bashkëpunime të besueshme sic ishte ai midis Projektit për Punësimin dhe Sipërmarrjen nga Swisscontact dhe Organizata JoQeveritare “Gjinia, Paqja dhe Siguria”

Bajana si drejtoreshë e kësaj organizate, gjithmonë ka kërkuar risi nëpërmjet iniciativave të saj te mëdha por shpirti i saj sipërmarrës e shtyn atë jo vetëm drejt ideve, por edhe për ti vene ne punë ato. Suksesi i saj i fundit ne bashkepunim te ngushte me Projektin C4EE Keshillimi drejt Punesimit dhe Sipermarrjes ishte krijimi i Shtëpisë se Duarve te Arta ne Tushemisht, një biznes social që do te mbështese gratë e shtresave vulnerabël duke I ofruar mundësinë për të shpalosur talentin e duarve te tyre në punëdore dhe kuzhinë. Ato do te mirepresin ne shtëpi turistë e vizitorë me gatime e suvenire të mrekullueshme, nën atmosferën e një ambjenti të ngrohtë Pogradecar. Ky Biznes Social do ti japë gjithashtu suportin e duhur qëllimit social te OJQ-së: të mbledhë para dhe të bëhet financiarisht indipendent, me qëllim që të sigurojë punësim për gratë duke i pajisur ata me aftësitë e duhura profesionale. Me ane të ketyre mjeteve, gratë mund të fitojnë të ardhura, të përmirësojnë mirëqenien e tyre dhe të krijojnë një ndryshim të qëndrueshëm në jetën e tyre dhe përreth. Bajana beson gjithashtu se sipërmarrja sociale mund të bëjë shumë më tepër dhe të hapë rrugë të reja për të ndihmuar në nxitjen e turizmit, nga krijimet dhe qendisjet e mahnitshme te grave te zones dhe kuzhina e tyre e shijshme tradicionale.

Bajana ndryshoi një mentalitet në OJQ-ne të cilën ajo drejton. Biznesi Social që u realizua në Pogradec, mbështet organizatën duke I dhënë mundësinë për t’u bërë financiarisht I qëndrueshëm dhe indipendent. Ajo shpreson që kjo menyrë të bëhet një frymëzim dhe shembull për organizatat e tjera joqeveritare drejt zhvillimit dhe se ata duhet të fillojnë të kërkojnë modele të reja si ky biznes, per ti mundësuar përmbushjen e misioneve te tyre. Duke I përqafuar keto vlera sipërmarrëse, qëllimet e njëjta për të cilat synojnë e punojnë organizatat për të eleminuar si papunësia, pabarazia, pasiguria, padrejtësia, varfëria, mbeten po aq të rëndësishme per te sjellë ndryshime shoqërore dhe ekonomike. Në të njëjtën kohë, Swisscontact apo donatorë të tjerë pretendojnë te gjenerohet një kulturë e re. Ajo drejt efikasitetit dhe vetëbesimit midis OJQ-ve. Sipërmarrja sociale mund të jetë zgjidhja që OJQ-të kërkojnë.

Shtëpia e Duarve te Arta, ky model sipërmarrës social promovon pavarësinë financiare dhe vetëbesimin, duke lejuar organizatën “Gjinia, Paqja dhe Siguria” të gjeneroj të ardhurat e tyre, ndërkohe qe misioni i tyre social per zhvillimin e turizmit, promovimi i produkteve te zonës, dhe krijimi i vendeve të punës mbetet i njëjtë.

Eshtë koha për të festuar per te gjitha femrat qe sjellin ndryshim ne shoqeri dhe per ti përgëzuar këto gra lidere që po sjellin një impakt te rënësishëm ne sektorin jofitimprurës dhe biznesin social.