Kur pasioni prodhon vende pune!

Ajo mban të varura gërshëret në qafë dhe shikon me dashuri makinën qepëse të saj të parë me te cilën nisi gjithcka. 24 vite, prodhuan sot një ndërrmarrje e cila qep stilet më të fundit te fashionit Italian dhe numeron dhjetëra të punësuar në biznesin e saj, ndërkohe që shprehet se ka akoma nevojë për të punënsuar të tjerë. Të vetmin kriter të cilin e konsideron më të rëndësishmin për dikë që do të punësonte është motivimi dhe deshira për pune. “ Eshtë veshtirë të gjesh sot njerëz që vërtet duan të punojnë dhe kanë pasion e motiv për punën. Kjo mungon në tregun e sotëm dhe për mua është kthyer prioritet kur punësojme.”

Cikli Këshillimit është qasja e sigurtë që pajis cdo të ri me aftësite e duhura profesionale dhe ndërpersonale, duke përcjell të rinj me motivim dhe përkushtim në tregun e punës dhe duke ofruar trajnime direkt në fushën e punës. Këshillim për punësim dhe sipërmarrje mbështet biznesin privat drejt përzgjedhjes së duhur e të rinjve të kualifikuar.