“C4EE ështe i lidhur ngushtë me sektorin privat duke identifikuar problematikat e tyre e duke i këshilluar për mundësi që mund të gjenerojnë potenciale të reja të përkthyera në vende pune për të rinjtë që trajnohen në ciklin e këshillimit. Këto sipërmarrje mund të përballen me pengesa konkretisht për shkak të kostove të larta per investim, mungesa e informacionit, dhe mungesa e burimeve teknike. Stafi i kualifikuar i Projektit C4EE Këshillim drejt Punësimit dhe Sipërmarrjes analizon me kujdes situatat për arritjen e ndërtimit të këtyre kapaciteteve në kohën e duhur. Duke zhvilluar keto mini infrastruktura në biznes, dhe duke zhvilluar shërbime të reja Brenda tyre, është arritur që më lehtësisht të krijohen vende të reja pune dhe si pasojë është bërë e mundur arritja e qellimit te projektit C4EE si një urë lidhëse dhe mundësi kalimi drejt tregut të punës për gjithë të rinjtë që përfundojnë trajnimin në Ciklin e Këshillimit për Punësim.”