A mund të krijohen mundësi punësimi për të rinjtë pa bashkëpunimin e një sektori privat aktiv? Cilat janë nevojat e kompanive të cilat mund të plotësohen nga të rinjtë sot?

Projekti i Swisscontact, Këshillimi drejt Punësimit dhe Sipërmarrjes – C4EE është i lidhur ngushtë me sektorin privat duke identifikuar nevojat dhe problematikat e tyre e duke i këshilluar për mundësi që mund të gjenerojnë potenciale të reja të përkthyera në vende pune për të rinjtë e ciklit të këshillimit.

Këto sipërmarrje mund të përballen me pengesa konkretisht për shkak të mungesës së informacionit, mungesës së burimeve teknike, menaxhimit të kohës apo mungesës së mjeteve financiare.

Stafi i kualifikuar i Projektit C4EE analizon me kujdes situatat për ndërtimin e këtyre kapaciteteve në kohën e duhur. Duke zhvilluar këto mini infrastruktura në biznes, është arritur lehtësisht të hapen vende të reja pune dhe si pasojë është bërë e mundur arritja e qëllimit të projektit për të punësuar të rinjtë e trajnuar nga Cikli i Këshillimit për Punësim” .