Këshillimi drejt
Punësimit dhe Sipërmarrjes

Përfshirja e të rinjve, sidomos e grupeve në nevojë në tregun e punës është një prioritet për shumë shtete në zhvillim, të ngjashme me Shqipërinë. Numri i lartë i papunësisë së të rinjve sjell fenomene të ndryshme sociale të cilat ndikojnë drejt për së drejti ecurinë e vendit dhe ekonominë në tërësi. Migrimi i të rinjve apo kriminaliteti zhvillohen përkundrejt mungesës dhe paaftësisë për tu punësuar. Për të rritur shanset e këtyre kategorive në zhvillimin e aftësive dhe përfshirjen në tregun e punës vjen qasja Këshillimi drejt Punësimit dhe Sipërmarrjes (C4EE), me një eksperiencë shumë vjecare dhe të susksesshme në vendin tonë.

Këshillimi drejt punësimit është një qasje inovative për transferimin nga shkolla në punë, e cila zbatohet përmes metodologjisë së cikleve të këshillimit. Ciklet e këshillimit me pjësemarrës nga grupet në nevojë zhvillohen për një periudhë disa mujore dhe angazhojnë të rinjtë në aktivitete profesionale me qëllim zhvillimin e aftësive të tyre personale dhe profesionale. Kjo metodologji është prezantuar në Shqipëri nga Sëisscontact dhe Universiteti i Lucernës, Zvicër.

Përfshirja në tregun e punës të grupeve në nevojë nuk është thjesht një rezultat i aktiviteteve tradicionale si puna në grup, orientim profesional apo trajnime e kurse profesionale. Modeli i këshillimit për punësim është një proces i integruar dhe individualizuar bazuar në planin individual si instrumenti kryesor. Ky model e konsideron vendosjen në tregun e punës si një strukturë dhe process të organizuar me disa stacione, të drejtuar nga këshillues punësimi dhe pjesëmarrës të rinj të organizuar në grup.

Ky model është zbatuar prej vitit 2010 nga Swisscontact, Shqipëri, përmes shoqërisë civile dhe shërbimeve publike të punësimit, ndërkohë që synohet prezantimi i kësaj metodologjie edhe në autoritetet lokale për shkak të qasjes komunitarë që kjo qasje prezanton.
Risia e këshillimit drejt punësimit është kombinimi i stacioneve thelbësore të zhvillimit të formës profesionale tek të rinjtë. Ideja fillestare ndërthuret me një testim të thellë të tregut dhe aftësive profesionale të vetvetes përpara se të rinjtë të vendosin për profesionin që duan të ndjekin dhe punën e synuar. Në formë vizuale cikli i këshillimit dhe stacionet e tij do të duken kështu:

Koncepti inovativ C4EE përfshin këshilltarë të punësuar nga Agjensitë Publike të Punësimit, organizata të shoqërisë civile dhe kompani private në Shqipëri dhe Kosovë të cilët identifikojnë punëkërkues nga lista e të rregjistruarve në zyrat e punësimit ose nga komuniteti dhe i organizojnë ata në grupe me rreth 15 pjesëmarrës. Grupet takohen dy herë në javë për gjysmë dite për të zhvilluar aktivitete rreth zhvillimit personal dhe punësimit. Gjatë ciklit të këshillimit, këshilltarët orientojnë të rinjtë punëkërkues dhe i ndihmojnë ata në procesin e planit individual të zhvillimit që është instrumenti kryesor i kësaj metodike dhe është i bazuar mbi dy pyetje kryesore:

a) Si do ta siguroj jetën pas 1 ose 2 vitesh nga ky moment?
b) Çfarë më nevojitet për të arritur atje?

Pjesëmarrësit e projektit janë të rinj të moshës 18 deri 30 vjeç, të cilët përjetojnë disavantazhe sistematike dhe të shumëfishta në lidhje me përkatësinë etnike, arsimin, strehimin, shëndetin, të ardhurat, kursimet etj.
Aktivitetet e projektit konsistojnë në:
• Mbështetje për zbatimin e proceseve të ciklit të keshillimit dhe aftësimit për punë me grupet e të rinjve;
• Mbështjetje për zbatimin e proceseve të trajnimit modular për stafin e Shërbimeve Publike të Punësimit dhe partnerët lokalë të organizatave jo qeveritare mbi qasjen Këshillimi drejt Punësimit;
• Përmirësimi i bashkëpunimit me sektorin privat për krijimin e mundësive të vetë-punësimit apo punësimit të të rinjve.
• Institucionalizimi i qasjes Këshillimi drejt Punësimit në secilën prej ndërhyrjeve të projektit;

Një qasje inovative e projektit është edhe ideja për të tërhequr kompanitë që të krijojnë mundësi për punësimin apo vetë-punësimin e një grupi pjesëmarrësish të cikleve të këshillimit. Nga këndvështrimi i kompanive private këto objektiva mund të arrihen nëpërmjet:
– nënkontraktimit të shërbimeve,
– krijimit të shërbimeve të reja,
– ndërtimit të bizneseve të reja brenda kompanive,
– punësimit
– këshillimit në biznes si mundësi për trajnimit e personelit.
– etj.
Për kompanitë bashkëpunimi me këtë qasje krijon një vlerë të shtuar duke bërë ndryshimin në krahasim me konkurrentët apo rrit kënaqësinë e personelti në punë apo të klientëve.

Partneri kryesor i Projektit është Shërbimi Kombëtar i Punësimit si institucioni kryesor për punësueshmërinë e të rinjve, në linjë me Strategjinë Kombëtare për Punësimin dhe Aftësitë 2014-2020. Në vijim, bashkëpunimi me sektorin privat dhe shoqërinë civile mbështet kuadrin e zbatimit të metodologjisë C4EE.

Video
Promocionale

Enhancing youth employment by developing new services within companies

Private companies are the best source for creating jobs. By developing new services within existing firms, we at Swisscontact aim at increasing opportunities for youth employment. An interactive event was organized in December 2017, with private companies from Albania, to introduce innovative concepts and ways for win win situations, as well as to offer them a space for expresing interests and ideas.

Enhancing youth employment by developing new services within companies - C4EE Project, Swisscontact - Private Sector Event, December 2017

Private companies are the best source for creating jobs. By developing new services within existing firms, we at Swisscontact aim at increasing opportunities for youth employment. An interactive event was organized in December 2017, with private companies from Albania, to introduce innovative concepts and ways for win win situations, as well as to offer them a space for expresing interests and ideas. C4EE Project Swisscontact Albania / Kosovo - Change you life style

Posted by C4EE Program Swisscontact on Friday, January 5, 2018

Partnerët

Institucione Publike