Sektori privat në Shqipëri përballet me nevoja të shumta dhe një nga më kryesoret është nevoja për staf të kualifikuar. Megjithë përpjekjet e shumta të kompanive për të gjetur zgjidhje për këtë fenomen përsëri aftësitë e të rinjve qëndrojnë shumë larg kërkesës së biznesit.

Projekti C4EE vjen me një zgjidhje e cila vendos kompanitë në pozita ngritje kapacitetesh për stafin e tyre të ardhshëm. Këshillimi drejt punësimit në biznes është koncepti i ri që Swisscontact po zhvillon në bashkëpunim me Universitetin e Lucernës, Zvicër me qëllim testimin e qasjes së formimit profesional brenda kompanive dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Nje element kyc ne kete bashkepunim eshte gjithashtu suporti qe projekti C4EE I ofron sektorit privat mbi krijimin e bizneseve apo sherbimeve te reja brenda kompanive ekzistuese.