Rreth
Faqes

Kjo faqe është një inisiative e projektit Këshillimit drejt Punësimit dhe Sipërmarrjes (C4EE) e organizatës Swisscontact, e krijuar për të ndarë me publikun eksperiencat, aktivitetet dhe ndërhyrjet në fushën e përfshirjes së të rinjve në tregun e punës.

Bëhu i dukshëm në tregun e punës!

Përmes këtij mesazhi ne përpiqemi të bëjmë të dukshëm për tregun e punës të gjithë pjesëmarrësit e projektit që prej fillimit të tij në vitin 2011 nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova dhe të promovojmë aftësitë e tyre përballë nevojave të klientëve dhe bizneseve. Faqja ka edhe elementin e saj ndërveprues me publikun përmes krijimit të profileve profesionale. Përmes këtyre profileve të rinjtë tanë do të kenë mundësi të kontaktohen dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre ekononik në mënyrë kreative.

Përmes kësaj faqe ne në C4EE ndajmë vlerat dhe përpjektjet tona për zhvillimin personal, profesional dhe ekonomik në rajon me të rinjtë, kategoritë në nevojë dhe migrantët e kthyer.

Koncepte, histori njerëzore, raste suksesi dhe evente të projektit do të keni mundësi ti shihni në kohë reale në këtë faqe.

Na ndiqni!

Projekti C4EE, Swisscontact